Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, bën homazhe te Memoriali dedikuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, me rastin e 30 gushtit, Ditës ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë.
Ata do t’i bëjnë homazhet duke filluar në orën 10:00, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës./FolDrejt/