Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot ka zhvilluar biseda telefonike me senatorët, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts, me të cilët ka diskutuar zhvillimet e fundit në vend, raporton Fol Drejt.
“Falenderoj senatorët Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts për thirrjen e tyre sot, ku rikonfirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për partneritetin Kosovë-ShBA dhe çuarjen përpara të Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.”, shkroi Osmani në Twitter.
Osmani tha se i njoftoi senatorët mbi zhvillimet e fundit në vend dhe mbi përpjekjet e Kosovës për të kapërcyer sfidat. /FolDrejt/