Presidentja Osmani i ka cilësuar si urgjencë kombëtare vrasjet e fundit të grave në takimin që po mbahet me vetë iniciativën e Osmanit.
Osmani tutje është shprehur se disa raste të vrasjes së grave mund të parandaloheshin, duke përmendur kështu rastet si i Diana Kastratit, Sabile Mavroqanit, Valbona e Klara Ndrecaj dhe rasti i fundit i Hamide Magashit.
Osmani dha shifra edhe për rastet e dhunës, të cilat sipas saj nuk janë trajtuar në formë profesionale.
Kujtojmë se pjesë e këtij takimi që po zhvillohet janë edhe kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ushtruesja e detyrës së Ministrës së Shëndetësisë, Dafina Gexha, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ndërkaq, nuk po marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë si gjyqtarë e prokurorë, megjithëse sipas presidentes Osmani kishin konfirmuar pjesëmarrjen prandaj këtë veprim e quajti si të papranueshëm, ndërkohë që përmendi se Lista Serbe bojkoton vendin por ata nuk duhet të merren si shembull.
Nga ky takim synohet dalja me rekomandime për veprime konkrete të parandalimit të këtyre rasteve.
Ndërkaq, raportohet se takimi është me dyer të mbyllura, dhe nuk ka prononcime pas përfundimit të tij./FolDrejt/