Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, së fundi, ka dhënë një intervistë për median malazeze MINA.
Me këtë rast, ajo e ka komentuar çështjen e “Ballkanit të Hapur” që sipas saj, po shfrytëzohet maksimalisht nga Serbia, në mënyrë që ta shtrijë ndikimin e saj në rajon.
Ajo po ashtu ka folur rreth “ambicieve” të Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe INTERPOL.
“Kur Kosova të vendos të aplikojë për të hyrë në NATO, reagimi i Serbisë do të jetë diçka që definitivisht do ta tërheqë vëmendjen”, citohet të ketë thënë Osmani./FolDrejt/