Në konferencën e mbajtur me rastin e vizitës së presidentit të Maltës në Kosovë, George Vella, preësidentja Osmani ka folur edhe në lidhje me çështjen e targave.
Ajo është shprehur se mbi 90% e serbëve që jetojnë në Kosovë tashmë e kanë bërë konvertimin e targave në targa të ligjshme, ndërkohë që të tjerët që ende nuk e kanë bërë, ka thënë se kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i konvertuar ato.
“Çështja e targave mbi të gjitha është çështje sundimit të ligjit, sepse mbi 90 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë, tashmë i kanë konvertuar targat e së kaluarës për në targa të ligjshme, që pranohen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, pra e kanë respektuar ligjin dhe njëkohësisht kanë kontribuuar në sundim të ligjit e trajtim të të gjithëve në mënyrë të barabartë para ligji” – është shprehur presidentja Osmani.
“Sa i përket një pakice të vogël që nuk i ka konvertuar akoma targat e i shfrytëzojnë ato të kohës së Millosheviqit, kërkesa jonë është të respektohet ligji. Ka pasur afat të mjaftueshëm që ky konvertim të bëhet, për këtë numër të vogël të qytetarëve që nu ke kanë bërë, në përputhje të plotë me atë që e kërkon legjislacioni vendor, por edhe praktikat ndërkombëtare” – ka shtuar tutje ajo./FolDrejt/