Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
“Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, për dialogun Kosovë-Serbi si dhe bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidentja po ashtu foli për diskutimet që kishte në Kongres në të cilat është konfirmuar potenciali i lartë për avancim të mëtutjeshëm të raporteve bilaterale, me theks të veçantë në rëndësinë e fillimit të Dialogut Strategjik”, thuhet në njoftimin e Presidencës./FolDrejt/