Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka dënuar sot kërcënimet e policëve të Kosovës nga Serbia dhe grupet e saj kriminale.
Sipas presidentes Osmani, kërcënimet ndaj policëve vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale.
“Dënoj kërcënimet ndaj policëve të Kosovës nga Serbia dhe grupet e saj kriminale. Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët duhet të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë ndërsa ata shërbejnë me guxim për një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka thënë më tej presidentja Osmani.