Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, është pritur nga kryeministri i këtij shteti, Dimitar Kovaçevski.
Siç bën të ditur Osmani, gjatë këtij takimi u dakorduan që ta zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh për t’i afruar më shumë qytetarët e dy vendeve.
E para e vendit, ndërkaq, është shprehur se Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndajnë raporte të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe të forcuara nga përkushtimi i dy shteteve për të ardhmen evropiane.
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndajnë raporte të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe të forcuara nga përkushtimi ynë për të ardhmen tonë evropiane. 🇽🇰🇲🇰
Sot me kryeministrin Dimitar Kovacevski, u dakorduam ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë dypalësh për t’i afruar edhe më shumë qytetarët tanë.”, është shprehur presidentja Osmani pas takimit me kryeministrin maqedonas, Kovaçevski./FolDrejt/