Pas zyrtarizimit të diplomacisë mes Kosovës dhe Polonisë ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në twitter, Osmani ka shkruar se me vendosjen e marrëdhënieve konsullore, Kosova dhe Polonia tashmë kanë hyrë në një kapitull të ri bashkëpunimi.
Tutje, presidentja Osmani ka bërë me dije se e mirëpresin këtë vendim, duke e konsideruar kështu dëshmi të forcës së partneritetit të Kosovës dhe vizionit të përbashkët për paqen dhe sigurinë evropiane.
“Ne e mirëpresim ngrohtësisht këtë vendim, i cili është një dëshmi e forcës së partneritetit tonë dhe e vizionit tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë evropiane”, ka shkruar Osmani./FolDrejt/