Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Stagovës.
Osmani ka thënë se kujtimi për martirët e Stagovës është i përhershëm, njëjtë sikur edhe përpjekja e vazhdueshme për t’i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë.
“24-vjet më parë forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut vranë 13 banorë të fshatit dhe dogjën gjysmën e shtëpive.
Qëllimet barbare të regjimit kriminal ishin evidente: shfarosja dhe spastrimi etnik.
Kujtimi për martirët e Stagovës është i përhershëm, sikurse edhe përpjekja e vazhdueshme për t`i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë.”, është shprehur Osmani./FolDrejt/