Vjosa Osmani, presidente e Republik së Kosovës, i ka kujtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën, me rastin e 40 vjetorit të vrasjes së tyre, transmeotn Fol Drejt.
Ajo këtë e ka bërë duke postuar një thëine të Jusufit.
“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njërin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë” – thoshte dikur Jusuf Gërvalla.
Më 17 janari 1982 u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Edhe pse kanë kaluar 40 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.
Atentati mbi vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.