Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së bashku me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, Kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë institucionesh qendrore e lokale kanë shënuar 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, transmeton Fol Drejt.
Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka thënë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte thirrje për rizgjim e bashkim kombëtar në kohën kur po rrezikohej ekzistenca e këtij kombi të lashtë.
“Ajo e shprehu qartë jo vetëm përcaktimin e shqiptarëve për shtet të pavarur, si instrument të rëndësishëm politik për realizimin e aspiratave të tyre, por edhe orientimin e tyre drejt familjes e vlerave më të larta qytetëruese perëndimore”, ka thënë Presidentja Osmani.