Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shënojnë 246-vjetorin e Ditës së Pavarësisë.
Me rastin e kësaj feste, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj me një dedikim special në llogarinë e saj personale në Twitter, transmeton Fol Drejt.
Presidentja ka shkruar se jemi krenar për arritjet tona të përbashkëta.
“Sot populli i Kosovës bashkohet me gjithë zemër presidentit Joe Biden dhe të gjithë miqve tanë amerikanë në festimin e 4 korrikut. Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta dhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani./FolDrejt/