Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu kanë pasuri të konsiderueshme, sipas deklarimeve të tyre për AKK-në.
Ajo ka deklaruar se ka një banesë të papërfunduar me garazhë (e cila ende nuk ka kaluar në pronësinë e saj), me sipërfaqe rreth 83 metra katrorë, vlera e të cilës është 42 mijë e 500 euro, një parcelë tokë e cila ende nuk ka kaluar në pronësinë e saj dhe që ka vlerë 35 mijë euro, po ashtu ka deklaruar se ka 35 mijë e 721 euro dhe 6 mijë e 774 dollarë para të kursyera.
Nga ana tjetër ajo ka deklaruar se vlera e shtëpisë në lagjen Marigona kap shifrën 87 mijë e 900 euro dhe është në pronësi të përbashkët me bashkëshortin e saj, mirëpo te ‘Qëllimi i detyrimit’ shkruan se është ‘borxh’.
Sipas deklarimit në AKK, Osmani ka pagë vjetore prej 32 mijë e 922 euro si presidente e Kosovës, ndërsa 6 mijë e 223 euro i ka marrë nga mëditjet në udhëtimet gjatë 2021-ës.