Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Londër, është takuar edhe me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach.
Presidentja Osmani tregoi se me të ka diskutuar për hapat e rëndësishëm në dialog dhe integrimin euroatlantik të Kosovës, përcjell Fol Drejt.
“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe”, shkroi ajo./FolDrejt/