Sot u nënshkrua aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE.
Pas nënshkrimit të këtij dokumenti nga tre krerët e shtetit, presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca, ka reaguar vetë presidentja.
Me anë të një postimi në facebook, presidentja Osmani e ka cilësuar këtë moment si moment historik.
“Drejt jetësimit të ëndrrës së atyre që u flijuan për liri, pavarësi e demokraci, e përmbushjes së ambicies sonë të përbashkët e të patjetërsueshme për integrim në Bashkimin Evropian.
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Osmani në facebook./FolDrejt/