Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani sot ka udhëtuar për në Turqi, shkruan Fol Drejt.
Ajo do të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Erdogan, Osmani, e shoqëruar nga zotëria i parë, Prindon Sadriu, do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.
Erdogan u rizgjedh në postin e presidentit së fundmi, për të udhëhequr Republikën e Turqisë për një mandat 5 vjeçar./FolDrejt/