Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore, shkruan Fol Drejt.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Podgoricë, Mal të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).”, shkruan në komunikatën e Zyrës së Presidentes.
Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës evropiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm. /FolDrejt/