Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dorëzuar shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës, përcjell Fol Drejt.
“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”, ka thënë presidentja Osmani.