Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, bashkë me kryeministrin Albin Kurti.
Osmani tha se populli i Kosovës i bashkohet të gjithë popullit amerikan për të ndarë dhimbjen për më shumë se 3 mijë jetë të humbura, “në një betejë e cila edhe njëherë u betua të jetë betejë vlerash”.
“Qytetarët e Amerikës ishin në një ndër sulmet terroriste më të tmerrshme në historinë e njerëzimi”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.
“Populli i Kosovës çdo ditë ka qëndruar me popullin amerikan, i kemi bashkuar forcat në mbrojtje të këtyre vlerave dhe në luftim të terrorizmit, dhe edhe Kosova është dëshmuar të jetë shembull në mbrojtjen e këtyre vlerave. Prandaj, do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku me miqtë dhe aleatët tanë në ShBA, ashtu siç ShBA-të kanë qëndruar pranë nesh në çdo moment dhe në çdo hap të historisë sonë”, përfundoi Osmani.