Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 22- vjetorin e vrasjes, ka përkujtuar heroin Ekrem Rexha- komandant Drini.
“Komandant Drini ishte njeriu që kontributin e tij për luftën në radhët e UÇK-së u përpoq ta vazhdojë pas lufte në ndërtimin e paqes. Fatkeqësisht aktiviteti i tij për të mirën e vendit u ndërpre dhunshëm 22-vjet me parë. Kosova humbi njeriun që demonstroi vullnet dhe dashuri për këtë vend. Figura e tij do të jetë përjetësisht e nderuar. E nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani./FolDrejt/