Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Harvard University ka takuar studentët shqiptarë me të cilët ka diskutuar për ambiciet e dhe shpresat e tyre, shkruan Fol Drejt.
“Në Harvard University kisha kënaqësinë të takoj një grup studentësh shqiptarë dhe dëgjova ambiciet dhe kontributin e tyre.”, shkroi Osmani në Twitter.
Osmani theksoi se është mirënjohëse që dëgjoi rrugëtimet dhe shpresat e tyre personale. Vendosmëria dhe dëshira e tyre për të ndikuar pozitivisht është vërtet frymëzuese. /FolDrejt/