Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Fol Drejt.
Presidentja Osmani me këtë rast ka takuar këshilltarin special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet si dhe të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.
“Falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rolin e tyre aktiv në mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar ajo në një postim në llogarinë e saj në Twitter.
Sipas saj, me Chollet dhe Escobar, kanë diskutuar për integrimin euroatlantik të Kosovës.
In New York, I met with 🇺🇸 State Dept Counselor Chollet and DAS Escobar to discuss Kosovo’s Euro-Atlantic integration, which I stressed is a must for enduring stability.
Thanked the U.S. for their active role in supporting the Kosovo-Serbia dialogue. pic.twitter.com/wRZZ1jPeJf
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 21, 2022