Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se nesër do t’i drejtohet me një fjalim Parlamentit Evropian, ku në emër të qytetarëve të Kosovës do t’i shpreh mirënjohjen për mbështetjen ndaj vendit tonë, raporton Fol Drejt.
“Nesër kam nderin t’i drejtohem Parlamentit Evropian.
Në emër të popullit të Kosovës, do të përçoj mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Kuvendit që nga ditët tona më të zeza, e deri më sot, tani si vend i shpresës dhe demokracisë me një shpirt të gjallë, rinor dhe elastik.”, shkroi Osmani në rrjetin social Twitter. /FolDrejt/