“Për të gjitha kërkesat e të burgosurve për falje gjatë gjithë vitit, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka përgatitur dhe proceduar në presidencë 97 kërkesa për falje. Deri më tani, lidhur me kërkesat për falje nuk kemi pranuar asnjë dekret nga presidentja e republikës së Kosovës.
Ndërsa, që nga koha e ish-presidentit Fatmir Sejdiu deri tek ish-presidenti Hashim Thaçi me dekret presidencial janë falur 316 të burgosur”, tha Gashi.
Mos falja e të burgosurve me dekret presidencial nga këshilli për mbrojte dhe liri të njeriut, vlerësohet si shkelje flagrante. Drejtori, Behxhet Shala, thotë se në Kosovë ka të burgosur të cilët kanë përfituar lirimin në fundjavë e që, sipas tij, do të duhej të liroheshin.
“Edhe po të liroheshin 30% e të burgosurve në Kosovë nuk do të shkaktonte ndonjë telashe, ka të burgosur të cilët për shkak të sjelljeve të mira në fundjavë shkojnë në shtëpi andaj pse ata të mos lirohen”, tha Shala.
Ndërkohë nga Institutin i Kosovës për Drejtësi thonë se presidentja po shpërfillë kërkesat e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Gëzim Shala nga ky institut, thotë se në rastin e presidentes e cila nuk bëri faljen e asnjë të burgosuri po e humb kuptimin e këtij institucioni.