Edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas dënimit të shqiptuar ndaj dy të akuzuarve, Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, transmeton Fol Drejt.
Presidentja Osmani e ka cilësuar dënimin kapital si dënim të merituar.
“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.
Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.
Dhuna nuk do të tolerohet!
Femicidi do të ndalet!”, ka shkruar presidentja Osmani në një postim në profilin e saj zyrtar në Facebook./FolDrejt/