Pas pranimit të Raportit për Kosovën nga Komisioni Evropian, ka ardhur një reagim nga presidenca e Kosovës.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton Fol Drejt.
Presidentja Osmani ka vënë theksin në nevojën e përshpejtimit të këtij procesi dhe nevojën urgjente të liberalizimit të vizave, bëhet e ditur në njoftimin e presidencës.
“Në temën e reformave, Presidentja Osmani ka folur mbi vullnetin e institucioneve të Republikës për ta vazhduar punën intensive në luftim të krimit dhe korrupsionit, dhe ka deklaruar vendosmërinë për fuqizim të sundimit të ligjit në të gjitha sferat”, thuhet tutje./FolDrejt/