Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, transmeton Fol Drejt.
Gjatë këtij takimi, presidentja Osmani ka thënë se kanë diskutuar për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon.
“Mirëprita sot ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në vizitën e tij të gjashtë në Republikën e Kosovës.
Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon.
Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike.”, ka shkruar Osmani në facebook./FolDrejt/