Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në shënim të Ditës së Çlirimit ka thënë se pas viteve të shtypjes, dhimbjes dhe vuajtjes, populli i Kosovës përjetoi çlirimin, raporton Fol Drejt.
“Pas viteve të shtypjes, humbjes, dhimbjes dhe vuajtjes, populli i Kosovës më në fund përjetoi atë për të cilën kishte luftuar prej kohësh: çlirimin.”, shkroi Osmani në Twitter.
Osmani theksoi se 24 vjet pasi NATO hyri në Kosovë, mirënjohja jonë vazhdon. Trimëria e UÇK-së vazhdon.
Qëndrueshmëria jonë vazhdon. /FolDrejt/