Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur rreth çështjes së liberalizimit për Kosovën, duke treguar se Komisioni Evropian u ka dërguar shteteve anëtare një vlerësim sa i përket përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës për liberalizimin e vizave.
Osmani ka bërë me dije se rivlerësimi nga Komisioni Evropian është rivlerësim tejet pozitiv dhe se i njofton të gjitha shtete anëtare për reformat që ka kryer Kosova, transmeton Fol Drejt.
“Në mbi 25 takime që kam pasur, të gjithë e kanë potencuar se sa shumë i vlerësojnë reformat që Kosova i ka ndërmarrë gjatë këtij një viti e gjysmë e sidomos për shtetet skeptike që kanë qenë më herët sa i përket vizave, kjo ka qenë çështja determinuese në vendimin e tyre dhe këtë e kanë thënë secili prej tyre në këto takime”, ka thënë Osmani.
Tutje, duke folur për takimin e 13 tetorit, ku pritet të diskutohet për liberalizimin e vizave, Osmani ka shtuar se janë opimistë, por edhe të kujdesshëm për atë takim.
“Jemi shumë optimistë por edhe të kujdesshëm rreth atij takimi pasi që nuk përfundon gjithçka aty, pasi ka edhe shumë hapa të tjerë deri në hyrjen në fuqi”./FolDrejt/