Presidentja Osmani ka demantuar qarkullimin e lajmit se Kosova ka një draft rreth çështjes së asociacionit.
Ajo ka theksuar se nuk është diskutuar asnje version apo dokument që lidhet me Asociacionin.
“Për shkak se qëndrimi i partnerëve tanë është i qartë pasi ata nuk thonë vetëm themelojnë Asociacionin, por edhe pjesa e dytë e kërkesës është shumë me rëndësi, e përmendin që asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Gjykatën Kushtetuese” – ka thënë presidentja Osmani.
“Prandaj, nuk ka ndonjë version a dokument që e kemi diskutuar me Escobar. Ajo që kemi diskutuar janë parimet e përgjithshme që unë i kam thënë vazhdimisht në publik”.
“Më shumë pyetja ka qenë se cilat janë parimet që mendoni ju se duhet të respektohen dhe ajo që kam thënë si gjithnjë është që duhet të respektohet rregullimi kushtetues i Kosovës por edhe detajet e tjera që i jep vendimi i Gjykatës Kushtetuese”. – ka shtuar ajo.