Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, me rastin e 30 dhjetorit, Ditës së Veteranëve, t’i lartësojë të gjithë ata që kanë kontribuar për vendin, transmeton Fol Drejt.
Presidentja me këtë rast ka shkruar se kjo ditë i dedikohet njerëzve që patën guximin që në momentet më të vështira.
Kjo datë ka një histori të veçantë, për veteranët e vendit, pasi që më 30 dhjetor 1991, komandanti legjendar Adem Jashari me familje nisi rezistencën në një përballje direkte me forcat e regjimit gjenocidal serb.
Ky është postimi i plotë i saj:
“Fundviti përkon edhe me Ditën e Veteranit të UÇK-së, e cila i dedikohet njerëzve që patën guximin që në momentet më të vështira, atdheut t`i bëhen mbrojtës, por edhe të jenë lajmëtarë të lirisë. Sot nderojmë të gjithë ata veteranë, të cilët nuk hezituan, por rezistuan, nuk ngurruan, por luftuan dhe nuk u zmbrapsën, por i dhanë shtytje lirisë sonë. Kjo datë bie në të njëjtën ditë kur 3 dekada më parë, më 30 dhjetor 1991, komandanti legjendar Adem Jashari me familje nisi rezistencën në një përballje direkte me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar kësisoj fillet e rezistencës ushtarake të ushtrisë, së cilës i priu deri në rënien e tij bashkë me familje.
Përulem para të gjithë atyre veteranëve, të cilët atëherë e sot, atdheun e kanë mbi të gjitha!”