Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së ka ngritur lart kontributin e familjes Jashari dhe të gjithë heronjve të rënë me rastin e 25-vjetorit të rënies së Jasharëve në Prekaz.
Sipas Osmanit, 25-vjetori i ngjarjes së sotme ndryshoi rrjedhën e historisë, i tregoi botës së çfarë mund të arrijë një popull që e do dhe e meriton lirinë.
“Sot jemi mbledhur për të përkujtuar 25 vjetorin e një ngjarjeje që ndryshoi rrjedhën e historisë, një ngjarje që i tregoi botës se çfarë mund të arrijë një popull që e do dhe e meriton lirinë, sidomos kur në krye të tij ka patriotë të devotshëm e trima sikurse komandanti legjendar, Adem Jashari me familjen e tij, por edhe vajza e djem të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha presidentja Osmani ne fjalimin e saj.
“Të gjithë heronjve të rënë, faleminderit përjetësisht, faleminderit për shërbimin, guximin dhe sakrificën gjithë luftëtarëve tanë, kujtimi për heronjtë dhe respekti për luftëtarët do jetë gjithmonë në zemrat dhe mendjat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke e çmuar dhe ruajtur fortë lirinë dhe Republikën tonë, Zoti e bekoftë familjen Jashari, Zoti i bekoftë të gjithë dëshmorët tanë, Zoti i bekoftë qytetarët tanë dhe Republikën e Kosovës”, u shpreh tutje Osmani./FolDrejt/