Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në dymbëdhjetë vjetorin e rënies, transmeton Fol Drejt.
Presidentja Osmani theksoi se polici Enver Zymberi ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës.
“Dymbëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymberi ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. Sot e nderojmë guximin dhe sakrificën e heroit. Ai ishte mishërim i përkushtimit, guximit dhe vetëmohimit.
Atij, sikurse edhe të gjithë policëve të rënë në detyrë u përkulemi për kontributin e çmuar për sigurinë tonë në çdo cep të vendit.”, u shpreh presidentja Osmani.
“Sikurse atëherë, ashtu edhe sot, Policia e Kosovës janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit tonë nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë, prandaj ata duhet jo vetëm të respektohen por edhe të vlerësohen e mbështeten maksimalisht për punën dhe sakrificën e tyre.”, shtoi ajo më tej./FolDrejt/