Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 28-vjetorin e masakrave në Srebrenicë, transmeton Fol Drejt.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes.
“8372 jetë të pafajshme!
8372 nëna të Srebrenicës që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre!
Një gjenocid që nuk do të harrohet kurrë.
Një regjim, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë. Po i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot.
Mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes.
Kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit!”, është shprehur Osmani./FolDrejt/