Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon vizitën e saj në Shqipëri, përcjell Fol Drejt.
Ajo së fundmi ka qëndruar në qytetin e Beratit, me ç’rast përmes një fotografie nga vizita në këtë qytet, ka bërë thirrje për ruajtjen e thesareve të së kaluarës sonë.
“Përshëndetje nga qyteti i një mbi një dritareve!
Berati, qyteti ku ngjizen natyrshëm trashëgimia kulturore, arti dhe arkitektura e monumenteve.
Si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë.”, ka thënë presidentja Osmani, përcjell Fol Drejt.