Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim për fundvit ambasadorët e vendeve të huaja në Kosovë.
Kështu ka njoftuar vetë presidentja Osmani, me anë të një postimi në twitter, me ç’rast ka falenderuar komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Kosova është më e fortë me miqtë në krah të saj. Këtë javë, në pritjen e fundvitit me trupin diplomatik, kujtova ndikimin pozitiv që kanë pasur partneritetet tona me aleatët në Kosovë dhe për qytetarët tanë dhe falënderova komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme”, është shprehur presidentja Osmani./FolDrejt/
Kosovo is stronger with friends by its side.
This week, at the end-of-year reception with the diplomatic corps, I recalled the positive impact our partnerships with allies have had on 🇽🇰 and for our citizens, and thanked the international community for their continued support. pic.twitter.com/rkf5ZJK8mB
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 18, 2022