Presidentja Osmani ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, të cilin njëherit e ka uruar për detyrën.
Në njoftimin e presidencës, bëhet e ditur se presidentja Osmani i ka shprehur komandantit mirënjohje për kontributin e NATO-s për paqen dhe sigurinë në rajon, transmeton Fol Drejt.
Tutje thuhet se, presidentja Osmani ka përmendur edhe bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në NATO.
Gjeneramajori ndërkaq, është shprehur i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë./FolDrejt/