Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore.
Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje nga ky takim, njofton Klankosova.tv.
Teksa, pas takimit me Osmanin, kryediplomatja gjermane do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ç’rast do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.