Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim emisarin special të Bashkimit Evropian pë dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, shkruan Fol Drejt.
Sipas informacioneve aktuale, takimi do të jetë i mbyllur për media, ndërsa Lajçak do të takohet edhe me Kryeministrin Albin Kurti, në vazhdën e takimeve në Prishtinë e Beograd, para takimit të radhës mes Kosovës dhe Serbisë që do të zhvillohet me 18 mars në Maqedoninë e Veriut. /FolDrejt/