Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga presidenti i Islandës, Guðni Thorlacius Jóhannesson sot në Rejkjavik.
Siç njofton presidentja Osmani, në këtë takim diskutuan për marrëdhëniet e mira ndërshtetërore dhe gatishmërinë e përbashkët për t’i thelluar ato.
“Në diskutim me presidentin Jóhannesson, kërkova që mbështetja e palëkundur e Islandës për Kosovën të vazhdojë edhe në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përgjatë presidencës islandeze”, njoftoi presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook.
“Dy vendet tona janë lidere në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe ndajnë vizionin e njëjtë për një Evropë paqësore, të sigurt dhe demokratike”, thuhet tutje në njoftimin e presidentes./FolDrejt/