Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Frankofonisë.
Ajo u mirëprit nga homologu tunizian, të cilin e falenderoi për mikpritjen.
Siç ka njoftuar ajo përmes një postimi në facebook, gjatë dy ditëve sa do të zgjasë ky samit, do të diskutohet për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e lirive dhe të drejtave njerëzore./FolDrejt/