Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe vazhdimin e koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Poashtu, Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë biseduar edhe për çështje të sigurisë, sundimit të ligjit dhe energjisë./FolDrejt/