Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale, presidentja Osmani ka shkruar duke bërë me dije përkrahjen edhe të institucioneve ndaj mijëra grave e burrave të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Qëndrojmë së bashku, sot e përgjithmonë, me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilët kanë kaluar nëpër tmerrin e krimeve të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Ato vazhdojnë guximshëm ta prezantojnë të vërtetën dhe kanë kthyer dhimbjen në fuqi, duke u shndërruar kështu në heroinat tona”, është shprehur Osmani në një postim të saj në Facebook, përcjell Fol Drejt.
Më tej, presidentja ka theksuar se përpjekjet për të kërkuar drejtësi e t’i sjellë kryesit e këtij krimi të llahtarshëm para drejtësisë nuk do të ndalen asnjëherë.
Postimi i plotë:
“Qëndrojmë së bashku, sot e përgjithmonë, me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilët kanë kaluar nëpër tmerrin e krimeve të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Ato vazhdojnë guximshëm ta prezantojnë të vërtetën dhe kanë kthyer dhimbjen në fuqi, duke u shndërruar kështu në heroinat tona.
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, rikujtojmë se përpjekjet tona për t’i sjellë kryesit e këtij krimi të llahtarshëm para drejtësisë nuk do të ndalen asnjëherë.”/FolDrejt/