Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur për vizitë drejt komunës së Dragashit, transmeton Fol Drejt.
Gjatë rrugës, Osmani është ndalur për pak për të shijuar natyrën mbresëlënëse të maleve të Sharrit.
“Rrugës për Dragash, duke shijuar bukurinë magjepsëse të maleve të Sharrit”, ka shkruar presidentja Osmani në një postim në Facebook, duke bashkëngjitur edhe një fotografi të rastit./FolDrejt/