Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, transmeton Fol Drejt.
Ajo, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se së shpejti edhe flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës, ndërkaq ka falenderuar aleatët që votuan pro këtij pranimi.
“Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës. 🇽🇰
Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut.”, ka shkruar Osmani./FolDrejt/