Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë sot pjesë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë, me ç’rast ka vlerësuar ndërmarrësinë dhe ka kërkuar që të mos hasë në pengesa e që shpirti ndërmarrës të ketë liri.
Osmani në fjalimin e saj ka thënë se Java Globale e Ndërmarrësisë shndërrohet në javë festive “e cila në fokus e ka bashkimin e mendjeve novative, individëve të guximshëm dhe vajzave e djemve të cilët duan me ngulm t’i shndërrojnë idetë e tyre në nisma konkrete dhe të suksesshme”, është shprehur Osmani.
“Ndërmarrësia mos të hasë në pengesa, shpirti ndërmarrës të ketë liri e mbi të gjitha të ketë mbështetje e së bashku ta shohim mundësinë mbi sfidat socio-ekonomike me të cilat po përballemi e pse jo edhe për sfidat politike.
“Shoqeritë tona evoluojnë vazhdueshëm, e në bosht të këtij zhvillimi ka qëndruar ndërmarrësia, kërshëria dhe dëshira për t’i bërë gjërat më mirë dhe angazhimi për të përmirësuar standardet e jetës për sa më shumë njerëz në planetin që jetojmë”, ka shtuar presidentja Osmani gjatë fjalimit të saj.
Tutje, ajo ka përmendur shtimin e sfidave, duke kërkuar që të mos reshtet së punuari, bashkëpunuari dhe mbështeturi njëri-tjetrin.
Video e plotë e fjalimit të presidentes: