Edhe Presidentja e Republikës së Kosovë Vjosa Osmani, ka reaguar pas incidentit në Gramsh të Shqipërisë, shkruan Fol Drejt.
Presidentja Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar se ka telefonuar homologun e saj, presidentin Bajram Begaj, derisa ka shtuar se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës.
“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit.
Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar ajo./FolDrejt/