Presidentja Osmani ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë së Koresë së Jugut, në të cilën humbën jetën 151 persona.
Ajo përmes një postimi në twitter ka shprehur pikëllimin për tragjedinë, teksa ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
““E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut”.
“I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës” – ka shkruar presidentja Osmani./FolDrejt/