Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani sot pritet t’i adresohet Parlamentit Evropian, me ftesë të presidentes së këtij parlamenti, Roberta Metsola.
Adresimi i Osmanit është planifikuar të mbahet në orën 11:30, ndërsa kjo është hera e parë që një president i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, do t’i drejtohet seancës plenare të Parlamentit Evropian.
Osmani pritet t’i adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. /FolDrejt/